03,05,2024

Premtimet e kandidatëve të Ferizajt për rininë

Must Read

Kandidatët të cilët po kërkojnë votat e ferizajasve për ulësen e kryetarit kanë dhënë premtimet e tyre për rininë e këtij qyteti.Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Ferizajt, Valon Ramadani në Debat Pernime premtoi se brenda dy viteve të pata do të përfundojë pishina gjysmë olimpike e këtij qyteti.

“Është marre për neve se çka duhet me premtu për me i fitu zgjedhjet. Renovimi i stadiumit do të kryhet brenda vitit. Pishina gjysmë olimpike do të kryhet brenda dy viteve. Brenda dy viteve në mandatin tonë do të ndërtojmë një bibliotekë të re. Sidomos për vullnetarët do të sigurohet transport në çdo cep të Ferizajt”, tha Ramadani

Në anën tjetër kandidatja e LDK-sw, Sibel Halimi, tha se të gjitha projektet e rinisë do të përfundojnë brenda mandatit.“Brenda mandatit tim do të kryhet Shtëpia e Kulturës. Edhe biblioteka do të kryhet brenda mandatit e po ashtu do të furnizohet me libra. Të gjitha aktivitetet e rekreacionit do të kryhen brenda mandatit, në veçse kemi përcaktuar lokacionin. Edhe transporti do të bëhet pa para për vullnetarët”, tha Halimi.

Edhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arben Halili, tha se do të shtojë numrin e stadiumeve në këtë qytet.

“Pishina gjysmë olimpike, Shtëpia e Kulturës e do të ketë edhe dy stadiume tjera ndihmëse do të jenë në periferi të Ferizajt. Ligji ju përcakton shërbimet pa pagesë vullnetarëve. Edhe nxënësit e klasës së dhjetë në drejtimin e bujqësisë dhe teknikës do ta kenë transportin pa pagesë”

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, nga Partia Demokratike e Kosovës tha se do të bëjë udhëtime falas për vullnetarët e Ferizajt.“Pallati i Kulturës është duke u ndërtuar në Ferizaj, se kur do të kryhet varet nga Ministria e Kulturës dhe është i pari i këtij lloji në Kosovë. Edhe pishina gjysmë olimpike është në proces. Stadiumi duhet të ndërtohet, ne jemi vetëm duhet të përcaktojmë lokacionin. Biblioteka është funksionale e transporti do të ofrohet pa para për vullnetarë”, u shpreh Aliu.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin timonin e Ferizajt diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar/e të komunës së Ferizajt: Agim Aliu nga PDK; Arben Halili nga AAK; Sibel Halimi nga LDK dhe Valon Ramadani nga LVV.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Ferizajt: Abetare Kurti nga Nisma Socialdemokrate; Donjeta Aliu nga PDK; Djellza Salihu nga RDF; Egzona Selimi nga LDK; Fatbardha Zogaj Reka nga LVV; Mimoza Rama nga AKR; Pakize Bujani nga PAI dhe Xhemile Murati Shabani nga AAK.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img