28,04,2024

Posta e Kosovës vazhdon rritjen në tregun postar

Must Read

Prishtinë, 5 shtator 2017 –
Ndërmarrja Publike Posta e Kosovës ka shënuar rritje të re në tregun e përgjithshëm postar, thuhet në raportin e publikuar nga Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Në bazë të matjeve dhe analizave të ARKEP-it, Posta e Kosovës gjatë vitit 2016 ka mbuluar 96.12 për qind të tregut postar kosovar, ndërkaq të gjithë operatorët postar privat kanë arritur të mbulojnë 3.88 për qind.

“Indeksi i lëvizjes së volumit të dërgesave nga viti 2012 deri në vitin 2016, tregon rritje të vazhdueshme të volumit të dërgesave tek Posta e Kosovës SH.A., ndërsa rënie të vazhdueshme të volumit të dërgesave tek operatorët privat postar”, thuhet në raportin e ARKEP-it, i publikuar në faqen zyrtare të internetit.

Përveç rritjes së numrit të dërgesave postare, Posta e Kosovës ka shënuar edhe rritje në të hyrat financiare nga shërbimi postar. Posta e Kosovës ka 67.10 për qind të të hyrave, ndërkaq dymbëdhjetë operatorët privat kanë realizuar së bashku 32.9 për qind të të hyrave.

Bordi i Drejtorëve, Kryeshefi Ekzekutiv Sejdi Hoxha si dhe Menaxhmenti kanë mirëpritur raportin e ARKEP-it.

“Ky rezultat është arritur falë angazhimit dhe punës profesionale të punonjësve të Postës, në veçanti të sektorit të shërbimit postar. I falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi, ndërsa qytetarët i siguroj se Posta e Kosovës do të vazhdoj përkushtimin në interes dhe në shërbim të tyre”, ka deklaruar kryeshefi Hoxha.

Rritja e vazhdueshme e mbulimit të tregut postar dhe e të hyrave nga ky treg ka filluar nga viti 2012 kur Posta e Kosovës është ndarë nga PTK. Asokohe Posta mbulonte 74.3 për qind të tregut të gjithmbarshëm postar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img