02,05,2024

Populli serb duhet t’i frenon liderët e vet

Must Read

Shkruan PhD- kandidat  Salihe Salihu

Kosova gjithëherë ka qenë dhe është e kërcënuar nga pretendimet e Serbisë. Mirëpo këto

pretendim morrën fuqinë dhe u dhezën frazat ultranacionaliste e fashiste për të marshuar

drejt Kosovës në një formë më komode me tren që kishte përplot mbishkrime që synonin të dëshmonin ëndrrën e tyre për pushtimin e Kosovës.

Ky aksion i ndërmarrë nga pushtetarët serb të Serbisë ishte pjesë e strategjisë së tyre për të arritur tek qëllimi i tyre kur të krijohej një kohë apo rrethanë e favorshme dhe kur parashihej se do të pasonin kundërshtime të zbehta nga bashkësia ndërkombëtare. Sipas vlerësimeve të tyre koha e përshtatshme supozohej të ishte pikërisht ndryshimi i sferës gjeopolitike ndërkombëtare.

Ndryshimet gjeopolitike ndodhën me zgjedhjen e një presidenti amerikan që është krejtësisht amator në politikë por i suksesshëm në biznes. Mirëpo mos-përvoja e tij në politikë ka shkaktuar luhatje e besimit në balancimin e qëndrushmërisë së fuqisë ndërkombëtare. Kjo u bë sidomos pas deklarimeve të presidentit të posazgjedhur, Trump, për një afërsi më miqësore me Rusinë.

Këto deklarime të bëra nga Trump, gjë që siç duket janë kryesisisht të inspiruara nga përvoja e tij ekonomike që me të gjitha palët të jetë miqësor dhe të mos humb tregun e konsumatorëve, u keqkuptuan dhe u shfrytëzuan nga Serbia. Kjo e fundit me mbështetjen e aleatit të vet Rusinë mori kurajo që të provokonte shtetin e Kosovës.

Kështu që Kosova u shëndërrua si poligon jo vetëm për etjen pretendues e gllabëruese nga Serbia por edhe matje e forcave në mes të aleatëve Perëndimorë dhe të Rusisë.

Kosova e ballafaquar nga ky aksion veproj në një mënyrë shembullore. Në bashkëveprim me miqët Perëndimor arriti të rezistoj dhe ti tregoj Serbisë se Kosova ka kufijë e vet shtetëror.

Ndonëse gjendja e rrezikshmërisë transparent u tejkalua rreziku i lartë është në çdo sekondë sepse Serbia nuk e ka ndryshuar ende mentalitetin e vet prej okupuesi.

Ky mentalitet prej okupatori në kokat e liderëve serbë, të cilët nëpër Bruksel na paraqiten si paqësore e me dëshirë për integrim e prosporitet, është i dëmshëm jo vetëm për Kosovën por edhe për vetë Serbinë.

Serbia duhet të reflektoj mbi veprimet e veta në të kaluaren dhe të merrë mësim nga Gjermania e cila arriti ti ndëshkojë liderët e vet dhe botërisht kërkoi falje për hollokausin e shkaktuar nga ata. Kjo është formula e vetme për ushqimin e mendjes dhe zhvillimin e frymës paqësore, zhvillimin e një shteti me stabilitet dhe për një shtet ku synohet përforcimi i vlerave demokratike.

Prandaj për një të ardhme që nuk dëmton jetë njerëzish po ngritë përkujdesjen për secilin njeri, që politikat shtetërore mendojnë për të ardhmën e popullit e jo për përfitime afatëshkurtëra nevojitet që vetë populli serb të bojkoton dhe të lufton çdo iniciativë apo tentim për të përhap frymën e gjakëderdhjes, mbjellës së frikës e pasigurisë së përhershme. Këtë mënyrë të jetëse nuk e mirton dhe nuk e dëshiron as një popull.

Populli serb duhet ti sabotoj liderët ultranacionalist që me veprimet e tyre e kanë turpëruar Serbinë para gjithë botës. Vetëm kamxhiku i popullit mund ti kthjellë këta liderë që duan luftë duke bërë thirrje se vetëm një serb po që se virtet edhe vetë presidenti Nikoliq me armë në dorë do ja mësyente drejt Kosovës.

Nikoliqi do bënte veprim më të spikatur po që se do të garantonte jetën e serbëve të Serbisë dhe t’ju siguronte atyre një ardhmri paqësore se sa një të ardhme të pasigurt e me tensione.

Çdo tentim apo rrugë tjetër pos rrugës paqësore është në dëm të shteteve, në dëm të zhvillimit, në dëm të harmonisë e lumturisë.

Është çasti i fundit kur populli serb të zgjedhë përcaktimin e rrugës së paqës. Populli serb

duhet kap frenat në duar dhe të nxjerrë udhëheqës të rinjë paqësor. Populli serb meriton që të bekohet me udhëheqej nga liderët që vërtetë i hapin atyre perspektivë të sigurt për të  ardhmen e shtetit të tyre dhe ju garanton një fqinjësi mbi parime të shëndosha.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img