19,05,2024

Policia me fushatë vetëdijësuese ‘’ Festo me zemër, jo me armë’’

Must Read


Duke marrë parasysh që festat e fund vitit po afrohen, Policia Rajonale e Ferizajt në bashkëpunim edhe me aktivistët e OJQ-së ‘’Kuvendi i të rinjëve të Ferizajt’’, sot në Ferizaj në prani edhe të medieve lokale ka shpërndarë fletëpalosje – këshilla për qytetarët, në mënyrë që ata ti marrin masat e nevojshme që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente . Patrullat e Policisë Rajonale janë të fokusuara në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në mbarë rajonin për sigurinë e secilit qytetarë. Pjesë e kësaj fushate është edhe shtimi i prezencës policore në ambiente të hapura, në sheshe, në lokale të ndryshme, ku mbahen organizime festive, si dhe në trafikun rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë. Policia përmes kësaj fushate apelon te qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që : – Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shëndrrohet në tragjedi, po ashtu është edhe e ndaluar me ligj. – Personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit . – Përdorimi i armëve lejohet vetëm në vendet e sigurta dhe të licencuara për përdorim ( Poligon). – Personat fizik që kanë armë personale dhe të cilët posedojnë leje nga MPB duhet t’i mbajnë në vend të sigurt. – Përdorimi i fishekzjarreve është i rrezikshëm për fëmijë. – Ndezja e fishekzjarreve duhet të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit.
Kësisoj, Policia Rajonale e Ferizajt do të shpërndajë fletëpalosje edhe në komunat tjera: Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, me qëllim parandalimin e
parandalinim e incideteve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img