18,05,2024

Politikania skoceze: Terrori që pashë në Kosovë më bëri t’i hyja politikës

Must Read

Liderja e konservatorëve në Skoci, Ruth Davidson, ka zbuluar se si tmerri që kishte parë në luftën e Kosovës gjatë kohës sa ishte gazetare në këtë pjesë të Evropës e kanë afektuar atë shumë dhe kjo ishte shtysa e saj e parë që t’i futej politikës, shkruan The Times.

Davidson kishte udhëtuar për në Jugosllavi në vitin 1999 si gazetare e re që raportonte për një radio BBC dhe ka thënë se ato që pa atëherë në luftë do të mbesin me të gjithmonë.

Ajo i shpalosi kujtimet e saj gjatë një ligjërate në Festivalin e Televizionit Ndërkombëtar në Edinburg ku u tregoi të pranishmëve për ato që kishte parë në luftë kur ende ishte vetëm 21-vjeçare.

“Kur isha gazetare shumë e re në Kosovë pashë se si ishte të ballafaqoheshe me realitetin e luftës në moshën 21 vjeçe”.

“Ishte hera e parë që pashë se çfarë rezultatesh të këqija mund të prodhojë politika”, pohoi, pos tjerash, Davidson, transmeton Klan Kosova.

Davidson është 38-vjeçare. Ajo është lidere e partisë së dytë më të madhe në vend dhe një nga anëtarët e parlamentit të Skocisë. Davidson udhëheq Konservatorët Skocezë që nga viti 2011.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img