17,11,2024

Policia tregon se si ndodhi vdekja e 16 vjeçarit nga Istogu, që u rrah nga 3 moshatarë

Must Read
Ilustrim

Menjëherë njësite relevante policore pran Stacionit policor Istog kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur informacionet lidhur me rast, është njoftuar prokurori i shtetit, Njësiti Rajonal i Hetimeve për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operativo-hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Sipas të dhënave të para hetimore deri më tani hetuesit në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë arritur të mësojnë se sot me date 16 shtator 2016 rreth orës 12:00 në fshatin Banjë komuna Istog, viktima shtetas shqiptar i Kosovës, A.A. (17.09.2000), kishte hyrë në autobusin “Meli Tours” me qëllim që të shkojë në drejtim të Pejës. Aty krijohet një tollovi me ç’rast (sipas dëshmitarëve) fillon zënka në mes të viktimës dhe personave të dyshuar.

Pas kësaj zënke që nuk kishte zgjatur, viktima zbret nga autobusi dhe shkon në fshatin Lubovë, jo larg nga Banja. Pas arritjes në shtëpi iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe menjëherë nga prindërit e tij ishte transportuar për në Spitalin Rajonal në Pejë.

Hetuesit rajonalë kanë shoqëruar tre persona të moshës së lindur vitin 2000, pjesëmarrës në ketë zënkë të cilët janë intervistuar në prezence të prindërve të tyre dhe mbrojtësve adekuatë sipas procedurave dhe ligjeve në fuqi.

Pas intervistimit të tyre, prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendimin për ndalim për 24 orë.

Me aktvendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img