26,04,2024

Policia takon komunitetin sportiv të Ferizajt

Must Read

Stacioni policor i Ferizajt, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ,në kuadër të Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, 2021-2025, referuar pikës 2.4 të Planit të Veprimit, siç parashihet më këtë strategji, ka zhvilluar një takim me komunitetin sportiv të Ferizajt.

Në këtë takim, kanë marr pjesë: klubet e futbollit të Ferizajt ,klubi i karatesë, klubi i notit, klubi i volejbollit, klubi i kik-boksit, klubi i peshkatarëve.

Nga policia morën pjesë: shefi i operativës, mbikëqyrësit dhe policët e sektorit të stacionit policor të Ferizajt .

Në këtë takim, veç tjerash janë diskutuar sfidat që e kanë përcjellë sportin e rajonit të Ferizajt, shkak edhe i Pandemisë COVID-19. 

Në përgjithësi situata është vlerësuar e qetë dhe stabile, ndërkaq komuniteti sportiv ka kërkuar përshpejtimin e procedurave, për sigurimin e ndeshjeve sportive, që kërkesat dhe aprovimi i tyre, të bëhet përmes sistemit  elektronik.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, të parapara me këtë strategji edhe nëpër komunat tjera të rajonit të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img