01,06,2025

Policia ruan shtëpinë e policit që vrau Ilmi Lufajn

Must Read

Untitled1

KALLXO.com ka xhiruar pjesëtarët e Policisë së Kosovës duke bërë rojë në shtëpinë e policit Shefqet Kamberaj i cili qëlloi për vdekje dje Ilmi Lufajn në Deçan.

Prokurori Haxhi Sinani në seancën e sotme për caktimin e masës së sigurisë ndaj policit Shefqet Kamberaj ka thënë se policia duhet t’i ofrojë siguri 24 orë familjes së policit.

KALLXO.com në orët e pasdites ka parë se para shtëpisë së policit në Lëbushë të Deçanit ka qëndruar një veturë e policisë me disa policë brenda duke bërë rojë.

Policia e Kosovës nuk ka dashur të komentojë për masat e sigurisë te familja e kolegut të tyre të arrestuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj në Bruksel: Kryetari Agim Aliu pjesë e panelit të Komitetit Evropian të Rajoneve

Bruksel, 27 Maj 2025 – Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, po merrë pjesë në një ngjarje të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img