13,04,2024

Policia refuzon picat 0.50 cent dhe fasulen me mish 1.10 euro (Dokument)

Must Read

policia1

Policia e Kosova ka refuzuar tenderin e një ndërmarrjes tregtare hoteliere për shërbime hoteliere në hapësira të objekteve të policisë, me arsyetimin se çmimet për pica 0.50 cent dhe për fasule me mish 1.10 euro janë tepër ulëta dhe nuk përkojnë me çmimet e tregut. Mirëpo, Organi Shqyrtues i Prokurimit(OSHP) duke aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik ka kërkuar nga Policia që ta ri-vlerësoi këtë aktivitet tenderues.

Paneli shqyrtues ka konstatuar se operatori ekonomik ankues, ka ofertuar konform kushteve dhe kërkesave të dosjes së tenderit dhe të njoftimit për kontratë sipas nenit të Ligjit të Prokurimit Publik.

Derisa autoriteti kontraktues Policia e Kosovës, përmes parashtresës me shkrim ka njoftuar panelin shqyrtues se nuk pajtohet me raportin e ekspertizës. Sipas tyre specifikat nuk kanë qenë të definuara si duhet, po ashtu çmimet e operatorit ekonomik ankues nuk janë askund reale me çmimet e tregut.

“Tek pica e vogël si me kaçkavall, ashtu edhe me mish pule dhe përshut janë nga 0.50 €’. Pra, nuk është e specifikuar se sa duhet të jetë kaçkavall, sa përshuta etj, kjo vlen për picën e madhe, të vogël, të mesme pra për asnjërën nuk është e specifikuar. Gjithashtu për fasule me mish, shkruan mish viçi 250 gram, sallate 150 gram, për të dyja është çmimi1.10€, çmimet e tregut vetëm për mish viçi është 6.99€ për kilogram. Ne edhe po ta kthejmë lëndën në ri-vlerësim, pa u rregulluar këto specifika e kemi të pamundur të lidhim kontratë me OE ankues. Ka ndodhur një gabim që nga ne si Autoritet Kontraktues, se është dashur të kërkohet edhe garancion për sigurimin e objektit, bufeja e mëhershme që ka qenë ka pasur sigurim të objektit përreth 1 milion euro për ndonjë fatkeqësi të mundshme”, ka thënë përfaqësuesi i policisë në seancën dëgjimore.

Kurse, përfaqësuesi i Operatorit Ekonomik, Bedri Nika për KosovaPress tha se me vendimin e marrë nga ana e OSHP janë fitues i tenderit dhe kjo sipas tij konfirmon se ka pasur shkelje të Ligjit të Prokurimit nga shefi i prokurimit të Policisë, Avdurrahman Qunaku.

Sipas tij, ky anulim i Policisë vije si pretekst, mirëpo nuk ka treguar se sa është vlera e tenderit.

Ai pretendon se Polica e ka anuluar tenderin pa asnjë bazë ligjore. Mirëpo, ai paralajmëron se në rast se nuk iu jepet tenderi për këtë aktivitet do t’i ndjek rrugët ligjore. /KosovaPress/

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/siguri/policia-refuzon-picat-050-cent-dhe-fasulen-me-mish-110-euro-dokument-69584/#sthash.zvP5jcaz.dpuf

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img