26,11,2025

Policia për vdekjen në Ferizaj: Viktima u gjet me plagë në fytyrë

Must Read

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e Avdyl K, nga Ferizaj. i ndjeri, sipas Policisë ishte gjetur afër lumit në veturën e tij me një plagë në fytyrë. Më herët, ferizajasi ishte raportuar si person i zhdukur, shkruan Express.
Në fshatin Nerofime e Poshtme të Ferizajit, mbrëmë rreth orës 17:00, është gjetur një person pa shenja jete e me plagë në fytyrë në veturën e tij në afërsi të lumit. Më herët ferizajasi, ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh njofton se në veturën e viktimës është gjetur një revole, ndërsa në afërsi të veturës është gjetur një karikator.

Gjersa, në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Një mashkull K-shqiptar është gjetur pa shenja jete me një plagë në fytyrë në veturën e tij në afërsi të lumit. Viktima ishte raportuar nga familjarët si person i zhdukur. Në veturën e viktimës është gjetur një revole, ndërsa në afërsi të veturës është gjetur një karikator. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, nga familja e të ndjerit po shihet ky rast si vrasje.

“Më së keqi është për fëmijët e xhaxhait tim”. Ata janë të moshës së mitur prej një, tre dhe pesëvjeçare. Familja e tij beson se K. është vrarë. Me vete kishte shumë para. “Policia nuk na jep asnjë informatë”, ka përfunduar nipi./Gazeta Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img