04,07,2025

Policia parandalon një vrasje të paralajmëruar

Must Read
Ilustrim

Burime policore bëjnë të ditur se, rreth orës 17:00 të ditës së sotme kanë ndaluar shtetasin Besnik Marsela, 32 vjeç, i cili më herët gjatë ditës kishte kërcënuar me jetë personin që bashkëjeton me motrën e tij, i identifikuar me inicialet E.H.

I ndaluari pretendon se personi në fjalë, 27 vjeç, ka bashkëjetuar me motrën e tij për katër muaj dhe pak kohë më parë i ka dhënë fund marrëdhënies pa i dhënë asaj asnjë sqarim.

Materialet në ngarkim të shtetasit Besnik Marsela i kanë kaluar prokurorisë së rrethit të Matit, nën akuzën e “kanosjes”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Apel, KUJDES NGA ZJARRET

Ferizaj, 04 korrik 2025 Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka angazhuar personel të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img