Ferizaj

Policia në Ferizaj për një javë shqiptoi 1600 gjoba


Publikuar më:



Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim të parandalimit të aksidenteve.

Sipas një njoftimi, thuhet se në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi ka shqiptuar 1 600 gjoba për kundërvajtje.

Në njoftim thuhet se nga mosrespektimi i shpejtësisë së kufizuar janë shqiptuar 550 gjoba, ndërsa për tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar 37 gjoba.

Gjithashtu, bëhet me dije se katër gjoba janë shqiptuar për drejtuesit të cilët janë kyçur në mënyrë të parregullt në rrugën kryesore, tri gjoba për ata që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe për mosrespektim të urdhrit të policit dy gjoba. “Për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 30 gjoba. Për kalimin e afatit të regjistrimit të automjeteve, 36 gjoba. Për gjendje jo të rregullt teknike të automjetit, 5 gjoba. Për xhamat e errët, vendosjen e foljes ose materialit tjetër, 30 gjoba. Për drejtimin e motoçikletës pa regjistrim, 2 gjoba. Motoçikletë e konfiskuara, 1”, thuhet në njoftim.
Për drejtuesit të cilët nuk e kanë vendosur rripin e sigurimit janë shqiptuar gjithsej, 204 gjoba dhe për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, 88 gjoba. “Kundërvajtje të tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 608 gjoba”, thuhet tutje në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt po ashtu ka bërë me dije se 23 shoferëve ua ka marrë patentë shoferin. E sa iu përket aksidenteve, javën që lamë pas janë shënuar gjithsej 62 aksidente, 23 me lëndime dhe 39 me dëme materiale. Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë me dije se do t’i vazhdojë aktivitetet, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe u bën thirrje shoferëve që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

To Top