21,05,2024

Policia konfiskon tri armë zjarri në Ferizaj

Must Read

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në një komunikate drejtuar mediave thotë se brenda 24 orëve të fundit në tri ahengje familjare ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia njofton se rastet ishin në  fshatin Greme, në fshatin Slivovë dhe në rrugën ” Kadri Zeka” të Ferizajt.

“Policët e rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë identifikuar tre të dyshuarit, të cilët kishin shtënë me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të tre të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa janë konfiskuar tri armë zjarri (pistoleta).

Rastet janë cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës ”

Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, sepse përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje dhe gëzime familjare mund të shndërrohet në tragjedi, poashtu është e ndaluar me ligj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img