05,12,2024

Policia ka buxhet për investime, ‘por s’guxon ta përdorë’

Must Read
Policia e Kosoves

Sipas tij, Policia sivjet ka mbi një milion e gjysmë Euro më shumë buxhet sesa vitin e kaluar. Derisa në vitin 2016 PK-ja kishte 86,128,721, këtë vit ka 87,754,535 Euro.

Për vitin e kaluar, Policia kishte 9,187,999 Euro për Investime kapitale, ndërsa sivjet ka më pak, 8,784,370 Euro.

Por Ramadani thotë se këto mjete po barten nga viti në vit, me projekte të njëjta pasi Policia nuk ‘guxon’ ti vë në përdorim, ndërsa disa stacione të Policisë sikurse ai në lagjen Kodra e Trimave, funksionojnë nëpër kontejnerë.

“ME NJË FJALI: ‘Po ta ndajmë buxhetin, por mos e shpenzo! Barte buxhetin për vitin tjetër – pastaj sërish mos e shpenzo!’”, shkruan Ramadani.

Ai tregon se Policia e Kosovës sivjet ka një pjesëtarë më pak sesa vitin e kaluar.

Analiza e plotë:

Zero euro të reja për investime në Polici për vitin 2017

(KTHEHUNI NË REALITET: Analizë e Buxhetit i Policisë për vitin 2017 dhe krahasimi me vitin 2016)

BUXHETI për POLICINË E KOSOVËS – VITI 2017:

Total: 87,754,535

Të punësuar: 9012

Paga dhe mëditje: 65,470,648

Mallëra dhe shërbime: 10,907,956

Shpenzime Komunale: 1,400,250

Subvensione dhe transfere: 1,191,129

Shpenzime kapitale: 8,784,370

BUXHETI për POLICINË E KOSOVËS – Viti 2016:

Total: 86,128,721

Të punësuar: 9013

Paga dhe mëditje: 64,111,386

Mallëra dhe shërbime: 10,307,957

Shpenzime Komunale: 1,330,250

Subvensione dhe transfere: 1,191,129

Shpenzime kapitale: 9,187,999

DALLIMET:

Totali: 1,625,814 më shumë!

Të punësuar: 1 më pak!

Paga e mëditje:

1,359,262 më shumë!

Mallëra dhe shërbime: 599,999 më shumë!

Shpenzime Komunale: 70,000 më shumë!

Subvensione dhe transfere: Njëjtë

Shpenzime kapitale:

403,229 më pak!

PROBLEMI KRYESOR – BARTJA E BUXHETIT nga viti në vit!

ME NJË FJALI: “Po ta ndajmë buxhetin, por mos e shpenzo!

Barte buxhetin për vitin tjetër – pastaj sërish mos e shpenzo!”

Më konkretisht:

  • Asnjë projekt serioz nuk është i ri, të gjitha janë projekte për të cilat ishte ndarë buxheti në vitin 2016, por që nuk është shpenzuar fare.
  • Pastaj, i njëjti buxhet ndahet edhe për vitin 2017, duke mos shtuar asnjë euro për këto projekte!

Tek Operacionet:

Kodi i Projektit 14604 – Pajisje Trafiku – 120 mijë Eu të bartura nga 2016 – zero euro të reja

Tek Operacionet Speciale:

Kodi i Projektit 30025 – Armë dhe Pajisje Speciale për DNJS– 434,500 Eu nga 2016 – zero euro të reja

Kodi i Projektit 12205 – Autoblinda, Top uji, limunzina tëblinduara dhe automjete speciale tjera – 689 mijë Eu nga viti 2016 – zero euro të reja

Tek Hetimet:

Kodi i Projektit 12384 – Pajisje teknike për hetime/të fshehta – Hetuesia – 170 mijë Eu nga v. 2016 – zero euro të reja

Kodi i Projektit 13942 – Pajisje për Forenzikë – 60 mijë Eu nga v.2016 – zero euro të reja

Kodi i Projektit 14603 – Pajisje për Hetimin e Krimit tëTeknologjisë Informative – 150 mijë Eu nga viti 2016 – zero euro të reja

Kodi i Projektit 13160 – Konfidenciale – Hetuesi – 220 mijëEu nga 2016 – zero euro të reja

Kodi i Projektit 30120 – Konfidenciale – DKKO – 269 mijë Eu nga 2016 – zero euro të reja

Tek Shërbimet Mbështetëse:

Totali i buxhetit 5 milionë e 638 mijë e 870 – të gjitha të bartura nga viti 2016 – zero euro të reja

 

Tek Trajnimet:

Totali i buxhetit 45 mijë euro – të githa vazhdim nga viti 2016 – zero euro të reja

Tek Policia Kufitare:

Totali i buxhetit 8 milionë e 784 mijë e 370 euro – të gjitha vazhdim nga 2016 – zero euro të reja

Pyetjet kryesore që shtrohet është:

  1. A guxon Policia sivjet ta përdorë buxhetin?
  2. A ekzistojnë realisht ato para në buxhet?
  3. Apo është thjesht një projeksion abstrakt?
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img