21,12,2025

Policia jep detaje rreth gjetjes së trupit të Armend Trenës

Must Read

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth gjetjes së trupit të pjesëtarit të dytë të saj që ishte zhdukur në ujërat e lumit Lepenc më 28 prill.

Trupi i policit Armend Trena është gjetur sot në ujërat e Lepencit në hyrje të Hanit të Elezit.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi, tha në vendin e ngjarjes së trupi i policit është gjetur rreth orës 16:45, në vendin e quajtur Ura e Fejzës.

Sipas Gashit, trupi i policit Trena është gjetur në operacionin e përbashkët të ekipeve të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, FSK-së dhe Policisë.

Sipas zëdhënësit të Policisë, trupi i policit është identifikuar nga familjarët e tij.

Trupi i policit Armend Trena është gjetur në ditën e 10-të të kërkimeve në Lepenc, 4 ditë pas gjetjes së trupit të kolegut të tij, Malsor Dashi, me të cilin me veturën zyrtare kishin rënë në lumë nga rruga magjistrale Kaçanik – Hani i Elezit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img