13,07,2025

Policia jep detaje për shpërthimin në qendër të Prishtinës

Must Read

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë tha për lajmi.net se ngjarja ka ndodhur në orën 22:05,  ndërkohë përveç disa dëmeve material nuk ka të lënduar.

“Ju informoj se sonte rreth ores 22:05 kemi pranuar një informacionin per një detonim në afersi të sheshit “Zahir Pajaziti “ në Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në atë lokacion dhe deri në këtë moment nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, përveq disa dëmeve material”, tha ai.

Policia, thotë ai. është duke ndërmarr veprime hetimore dhe operacionale në funksion të identifikimit të shkaktarëve dhe sqarimit të rrethanave se si ka ndodhur rasti./lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgimi i një të mituri nga Shtimja, dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur

Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img