28,08,2025

Policia flet për detajet e incidentit në “BeerFest”

Must Read

I lënduar në këmbën e majtë nuk është lënduar nga arma e zjarrit. Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi policor Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë se ka qenë një situatë paniku dhe se raportimet e para kanë qenë se një person është plagosur me armë zjarri, por është verifikuar që nuk ka ndodhur ashtu, transmeton Koha.net.

“Është raportuar rreth orës 22:55 për të shtëna me armë dhe policia ka dalë në vend të ngjarjes… Ai person nuk është lënduar me armë zjarri, por nga një mjet tjetër i fortë që ka hasur gjatë ikjes”, ka thënë Hoxha për Koha.net. Ai më tej ka thënë se dyshimet fillestare janë se personi që ka shtënë me armë ka qenë një i dehur që ka shtënë në ajër.

Hoxha ka shtuar se situata është e qetë dhe se hetimet janë duke u zhvilluar dhe se shpejt do të dalin me një komunikim zyrtar për publikun.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img