20,04,2024

Policia e Kosovës në veri u sulmua me granata dhe kallashnikov

Must Read

Katër sulme brenda pak ditësh kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policorë në veri të Kosovës.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla ka konfirmuar këtë lajm, duke shtuar se rasti i fundit ka ndodhur sot në orën 07:40 derisa po bëhej ndërrimi i pikave kufitare.

“Sot rreth orës 07:40 ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK 47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë”, ka thënë Sveçla.

Sveçla ka dhënë detaje për këto katër sulme, që sipas tij kanë ndodhur brenda pak ditësh.

“Një sulm i parë ka ndodhur duke vendosur iriqa metalikë në rrugën nacionale, në kohën e njëjtë me sulmin e sotëm me qëllim që të pamundësojnë punën e Policisës së Kosovës, dhe të rrezikojnë drejtpërdrejtë jetën e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Sulmi i dytë ka ndodhur me gjuajtje me gurë në veturën e Policisë së Kosovë. Sulmi i tretë është publik ka ndodhur mbrëmë ku në afërsi të punktit policor i cili bën sigurimin e pengesave të rrugëve ilegale është gjuajtur me armë zjari. Dhe sot siç thashë edhe më herët drejtëprdrejt janë goditur dy veturat të cilat transportonin zyrtarët policorë për në pikat kufitare. Tashmë po shihet që angazhimi serioz i institucioneve të Kosovës, por posaqërisht i policisë që të vendosë rend dhe ligj”, ka thënë Sveçla.

“Është akt terrorist”, theksoi ministri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img