08,06,2025

Policia e Kosovës konfirmon vetëvrasjen e gruas në Kaçanik

Must Read

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e hedhjes së një gruaje nga një urë në komunën e Kaçanikut, ku dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes.

“Rreth ores 18:00, një person ka raportuar në polici se një person, e gjinisë femërore është gjetur i shtrirë në një skajë të rrugës. Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndersa policia po vazhdon me hetimet”, ka thënë Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt.

Gashi ka tëhënë se Policia së bashku me ndihmën e shpejtë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete.

“Policia e Kosovës është duke e bërë sigurimin e vendin të ngjarjes dhe është duke u pritur që aty të dalin njësitet relevante dhe të mirren më këtë rast”, thuhet në përgjigjjen e Policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img