17,05,2024

Policia e Kosovës fton qytetarët të ndihmojnë në zbardhjen e rastit të kidnapimit të 11 vjeçarit në Shtime

Must Read

Policia e Kosovës në Shtime, sot rreth orës 19:45 minuta ka pranuar një informatë ku dyshohet se një fëmijë i moshës 11 vjeçare (mashkull) është kidnapuar nga person/a të dyshuar në një rrugë në Shtime.Me këtë rast,të dyshuarit kanë qenë me një automjet Xhip ,ngjyrë e mbyllët,tabelat nuk dihen për momentin.
Policia e Kosovës menjëherë ka angazhuar të gjitha njësitet relevante policore, të cilat janë në fazën e verifikimit dhe hetimit të rastit në tërësi.
Po ashtu, lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha Drejtoritë rajonale policore duke përfshirë edhe Policinë kufitare për të ndërmarrë veprimet policore që janë nën kompetencën e tyre.
Njëkohësisht Policia e Kosovës fton qytetarët të cilët posedojnë ndonjë informacion rreth këtij rasti,të njoftojnë Policinë e Kosovës (192) apo stacionin më të afërt policor,ku të gjitha informacionet dhe kontaktet do të trajtohen në mënyrë konfidente.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të angazhohet maksimalisht në hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtij rasti, thyhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, zyrës Rajonale në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img