08,11,2025

Policia arreston 31 persona të dyshuar për marrje me prostitucion

Must Read

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e një grupi të personave të dyshuar për marrje me prostitucion.

Personat e arrestuar në këtë rast janë gjithsej 31 , prej të cilëve dy femra dhe 29 meshkuj, transmeton Indeksonline.

 

Me këtë rast është bërë edhe identifikimi i katër personave të tjerë, të cilët dyshohet se momentalisht nuk gjenden në Kosovë, por do të paraqiten personalisht në Gjykatë.

Pas konsultimit me Gjykatën Themelore të Departamentit për Kundërvajtje në Prishtinë ndaj të gjithë të dyshuarve është iniciuar kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje, ku me datën 13 shtator 2018 ata janë dërguar me procedurë të shpejtë pranë organeve të drejtësisë, respektivisht në Gjykatën Themelore – Departamenti  për Kundërvajtje në Prishtinë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img