27,04,2024

Podujevë: Ekipet e KEDS pengohen në kryerjen e punës së tyre

Must Read

keds-690x380

KEDS kanë treguar se të enjten nuk janë lejuat të vazhdojnë investimet në qytetin e Podujevës.

“Një grup i qytetarëve ka penguar punëtorët që të vazhdojnë me shtrirjen e rrjetit të ri, duke mos lejuar assesi që punët të ecin përpara. KEDS ka lajmëruar Policinë e Kosovës e cila po merret me këtë rast”, thuhet në njoftimin e KEDS për media.

“Humbjet e energjisë elektrike në këtë pjesë janë rreth 80 për qind, që mund të jetë edhe arsyeja pse po ndalohet KEDS-i të investojë. Gjithashtu, aty janë të kyçur disa konsumatorë edhe në mënyrë ilegale, pra direkt në rrjet pa njehsor fare”.

KEDS thonë se kjo situatë është e papranueshme.

“Me anë të këtyre veprimeve po krijohen vonesa të panevojshme, ku po pësojnë direkt qytetarët më të përgjegjshëm të vendit”.

“Projektet investime të KEDS-it janë për shërbime më kualitative për konsumatorët dhe për t’i zvogëluar humbjet si teknike, ashtu edhe ato komerciale. Pra, pos shërbimeve më kualitative, krijon edhe rrethana të reja të respektimit të ligjeve në vend, duke i trajtuar të gjithë qytetarët barabarsisht”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img