03,05,2024

“Po lyp plumb në ballë”, dënohet me 500 euro gjobë ferizajasi që kanosi një person për shkaqe xhelozie

Must Read


Gjykata Themelore në Ferizaj, të hënën ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit N.A., i cili akuzohej për veprën penale të kanosjes. Ai është dënuar me 500 euro gjobë.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall nga gjyqtari i çështjes Imri Sejda, raporton “Betimi për Drejtësi”.
I akuzuari është obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumën prej 20 euro, si dhe shumën prej 30 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Ndërsa, i dëmtuari E.M. ka heq dorë nga ndjekja penale për të akuzuarin, po ashtu ka heq dorë nga kërkesa pasurore-juridike.
Sipas aktakuzës, më 18 shtator 2019, në Ferizaj, i akuzuari N.A., e kishte kanosur seriozisht të dëmtuarin E.M, se do ta privojë nga jeta.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari e kanosi të dëmtuarin për shkaqe xhelozie.

Me këtë, i akuzuari ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par.2 të Kodit Penal, kryerësi i së cilës dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img