19,07,2025

Plus Center në Ferizaj organizon Panairin e Prodhimeve Vendore

Must Read

Me 26 dhe 27 korrik 2018 do të mbahet panairi i prodhimeve vendore në hapësirat e qendrës Tregtare “Plus Center”-Ferizaj.

Në këtë panair pjesëmarrës do të jenë mbi 200 kompani vendore , si dhe shumë kompani prodhuese nga Shqipëria ,ndërkaq gjatë dy ditëve pritet që mbi 10 mijë konsumatorë ta frekuentojnë panairin.

Në hapje të këtij panairi pritet të marrin pjesë Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi,Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministra e zëvendësministra, Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu si dhe mysafir të shumtë nga vendi dhe shumë perfaqësues të institucioneve nga Shqipëria.

Organizatorë të këtij panairi janë Qendra Tregtare “Plus Center” dhe Komuna e Ferizajt.

Interesim të madh kanë shprehur edhe mediat mbarëshqiptare e kosovare, ku gjatë dy ditëve sa do të zgjasë ky panair do të zhvillohen intervista me prodhuesit vendor dhe do të përgatiten kronika nga ky panair.

Ftohen të gjitha kompanitë prodhuese vendore që dëshirojnë të prezentojnë produktet e tyre të paraqiten deri më datë 16.07.2018 në Qendrën tregtare “Plus Center” në Ferizaj ose në këta nr kontaktues:044-121-614 dhe 044-271-923 për rezervim dhe informim sa i perket organizimit dhe agjentës së panairit i cili do të mbahet në lokalet e “Plus Center”-Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img