27,07,2024

Plagosi tre policë gjatë grabitjes, flet nëna e shqiptarit: Është budalla!

Must Read

Nëna e autorit të grabitjes së dyqanit ka thënë se djali i saj është me probleme mendore, prandaj ka kryer aktin e grabitjes.
E pyetur nga gazetarët, ajo nuk jep shumë detaje në lidhje me ngjarjen, pasi nuk ishte e pranishme, por thote se djali mund ti ketë qëlluar policët me gërshërë, raporton Ora News.
Nëna e autorit: I gjetën policët po nuk mi treguan sa para ishin.
Kush i goditi i pari, polici apo djali juaj?
Nëna e autorit: Po nuk isha unë se isha në punë, erdha me vonesë. Po më duket se ata e goditën më parë, kurse ai nuk e di. E goditi një polic, e shtrinë dhe e lidhën, gjaku shkonte lumë dhe e çuan në spital.
Ka pasur thikë djali?
Nëna e autorit: Jo, kishte gërshërët që punonte thuprat
Po me gërshërë i ka gostitur policët?
Nëna e autorit: Nuk e di, më gërshërë mbase e ka goditur, kurse ata 4 veta e shtrinë.
Ju e dënoni veprimin e djalit që ka marrë lekë dhe a ka qenë mirë nga ana psikologjike?
Nëna e autorit: Nuk ka qenë mirë ai, ne kemi kaq vite që hamë tek ai dyqan. Ka një javë që ka kaluar, iku nga mendja, se jeton vetëm dhe pa drita. Edhe këtë shtëpina ja bëri vjet qeveria.
Çfarë kërkoni ju?
Nëna e autorit: Mos ma torturojnë djalin, është njeri me probleme mendore, budalla është. Edhe ata e dinin që është i sëmurë, se do ta kishin vrarë me pistoletë
Deklarata e Policisë
Elbasan Sot, rreth orës 10:00, në lagjen ‘5 Maji’, në një dyqan ushqimor ka hyrë për të grabitur shtetasi Irfan Halimllari, rreth 50 vjeç, i cili ka marrë lekët e xhiros rreth 20 mijë lekë
të reja të dyqanit e më pas është larguar. Me të marrë njoftimin, një Patrullë e Policisë së Elbasanit ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar autorin me mjetin prerës në dorë.
I ndodhur në këto kushte, Halimllari ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës. Punonjësit e Patrullës kanë ndërhyrë për ta parandaluar dhe gjatë neutralizimit të autorit, janë lënduar 3 punonjësit e Policisë, të cilët morën ndihmën mjekësore në spital.
Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e lekëve dhe një mjet prerës
gërshërë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img