25,04,2024

Petrit Selimi i përgjigjet Ivica Daçiqit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Must Read

20150522203938449646

Ushtruesi i Detyrës i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Kosova asnjëherë nuk do të negociojë me askënd për anëtarësimin në organizata të huaja siç është UNESCO”, ka thënë Selimi në një prononcim të shkurtër për Klan Kosova

Ky reagim i Selimit vjen pasi që Daçiq, derisa po qëndronte në Prizren në kuadër të udhëtimit të tij nëpër Kosovë, ka thënë se “Kosova nuk mund të anëtarësohet në UNESCO pa një marrëveshje paraprake me Serbinë”.

Ministri serb po ashtu deklaroi se çështja e UNESCO-s do të trajtohet edhe në bisedimet dy paleshe në Bruksel.

Por, sipas Selimit, këto deklarime të Daçiq-it janë vetëm sa për efekt fushate në Serbi, prandaj si të tilla janë të parëndësishme.

“Deklaratat e Ivica Daçiq janë deklarime elektorale për fushatën zgjedhore të tij, për zgjedhjet e ardhshme në Serbi”, ka thënë Selimi.

Përndryshe Petrit Selimi, para një viti, atbotë si zëvendës i Hashim Thaçit ishte bërë pjesë e kritikave në Kosovë kur bashkë me djalin e tij kishte bërë një Selfie me Ivica Daçiqin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img