28,12,2024

Pesë vjet burgim dhe njëmijë euro gjobë ndaj R.Sh. për veprën penale, grabitje

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, më 30 shtator 2019, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit R.Sh., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale grabitja nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryetari i trupit gjykues Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale me të cilën e ngarkon akuza, të pandehurin R.Sh, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro.

I pandehuri akuzohet së më 17 prill 2019 në Ferizaj, në një prej pikave të ‘Money Gram’, pronar i të cilës është i dëmtuari H.H., i pandehuri R.Sh. së bashku me dy të pandehurit e tjerë C.G dhe G.G të cilët gjendën në arrati, me qëllim të përfitimit pasuror, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin hyrë në këtë lokal dhe kanë marrë kasën me para në vlerë prej tetëmijë (8.000) eurove.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img