03,05,2024

Përurohet projekti i shenjëzimit të shtigjeve të ecjes në malet e Jezercit, Nerodimes, Burrnikut dhe Pleshinës

Must Read

Rreth 60 kilometra shtigje të ecjes, do të jene në shërbim të dashamireve të ecjes në natyre. Ky projekt i cili u financua nga Komuna e Ferizajt dhe organizata Swiss Contact parasheh shenjëzimin dhe digjitalizimin e hartës së shtigjeve.

Nënkryetari i Komunës se Ferizajt Lulzim Aliu, me rastin e përurimit është shprehur se ky projekt i cili me ne fund po realizohet, ka qene kërkese e kamotshme e alpinisteve të komunës se Ferizajt.
“Dua të falënderoj drejtorin e Drejtorisë se Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit ne Ferizaj Balton Derguti i cili arriti ta realizojë ketë projekt”, tha nënkryetari Aliu.

Shenjezimi i shtigjeve do të sjelle grupe te ndryshme alpine nga vende të ndryshme duke zhvilluar turizmin malore në komunën. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërgutit, qytetarët ferizajas së shpejti do të njoftohen edhe për mënyrën e shkarkimit te aplikacionit ne telefonat e tyre me hartën digjitale te shtigjeve dhe do te kenë mundësi te ecin pa pasur nevojë për ndonjë udhërrëfyes.

Implementues i këtij projekti ishte Klubi Alpin Prishtina. Kryetari i saj Nazmi Hasanramaj tha se ky projekt është realizuar me standarde evropiane.

Koordinatori i realizimit te këtij projekti, alpinisti Besnik Reka tha se ky projekt ishte ëndërr e kamotshme e alpinisteve, por fale Kryetarit Agim Aliu dhe drejtorit Balton Derguti me ne fund ky projekt po behet realitet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img