26,11,2025

Persona të maskuar sulmojnë Raiffeisen bankë, filiali në Ferizaj

Must Read

Ferizaj. .04.09.2018. Persona të maskuar sot kanë hyrë në filialin e Raffeisen bank në Ferizaj.
Në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, afër HIB Petroll katër persona të maskuar kanë hyrë në bankë, filialë e Raiffeisen bank.
Rastin e ka konfirmuar për Ferizajpress edhe zëdhënësi i policisë toger Agim Gashi.
“Sipas informatave që kemi ,katër persona të maskuar kanë hyrë me dhunë në këtë filialë të bankës. Të dyshuarit janë larguar shumë shpejt. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Ende nuk kemi ndonjë raport se çka kanë marrë plaçkitësit pasi ende nuk kanë përfunduar hetimet.” ka thënë togeri Agim Gashi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img