29,03,2024

Përsëritet ndeshja e parë, Besa – Luboteni

Must Read

Pjesa finale e përfundimtares së Superligës së Kosovës në volejboll për meshkuj po kalon nëpër një udhë, përgjatë së cilës drejtësia po vendoset dhe rivendoset në tavolinë. Megjithatë, gjithçka mori fundin me vendimin e Bordit të FVK-së, që si organ i shkallës së dytë shfuqizoi vendimit e komisarit, Lulëzim Gërguri, i cili, pas ankesës së Lubotenit për  (sipas tyre) parregullsitë në emëroren e lojtarëve të shënuar në protokollin e ndeshjes (9 lojtarë dhe 2 libero), ndeshjen e regjistroi me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të Lubotenit të Ferizajt, shkruan Gazeta Tribuna.

Besa nuk qëndroi duarkryq duke kërkuar rishqyrtimin e këtij vendimi, gjë që megjithatë përfitoi të paktën mundësinë që ndeshja e parë e fituar në fushë nga pejanët 3:1, të rizhvillohet.

Në mbledhjen e Bordit që u mbajt dje, u mor vendimi që të “shfuqizohet vendimi i Komisarit të garave mbi regjistrimin me rezultat zyrtar të ndeshjes  Besa-Luboteni, e mbajtur më 7.4.2016.

Iniciohet procedura disiplinore ndaj zyrtarëve të kësaj ndeshjeje: procesmbajtësit, gjyqtarit të parë, vëzhguesit, trajnerit të skuadrës mysafire dhe sekretarit të skuadrës mysafire”.

Ndeshja e parë ndërmjet Besës dhe Lubotenit, duhet të ri-luhet. Bordi I FVK-së ka gjetur shkelje procedural te paraqitja e ankesës së KV Luboteni, ku ka rënë ndesh me nenin 29 të Propozcioeve të Garave. Bordi, gjithashtu, ka gjetur shkelje materiale të skuadrës vendëse, duke rënë ndesh me nenin 3 të  Anekspropozicioneve të Garave”, thuhet në vendimin e Bordit të Federatës së Volejbolllit të Kosovës. /Gazeta Tribuna/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img