Në përvjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Hyr Eminit dhe Brahim Ademit janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.
Në këto homazhe morën pjesë deputetë dhe qytetarë të Ferizajt e ndër ta ishin edhe Elmi Reçica, Agim Aliu dhe Mexhide Mjaku-Topalli, deputetë të kuvendit të kosovës.
“Çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh para atyre vajzave e djemve, burrave dhe grave që me sakrificën e tyre sublime bënë të mundur që shqiptarët sot t’i nderojnë ata në liri.” tha Elmi Reçica pas homazheve./FerizajPress