29,03,2024

Përkeqësim i motit përgjatë fundjavës

Must Read

largea_moti-jpg1455272398

7.04.2016 – Cikloni mesdhetar që po vjen nga Afrika veriore, gjatë ditës së sotme ka filluar të zhvendoset nga Italia, e ditëve të fundjavës edhe mbi rajonin tonë, ku do të sjell përkeqësim të motit me vransira dhe reshje lokale shiu.

Gjatë natës dhe të premtën herët në mëngjes vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu, ndërsa nga pasditja dhe gjatë mbrëmjes do të ketë reshje lokale shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me ndonjë bubullimë.  Gjatë ditës së shtunë do të mbajë mot kryesisht me vransira dhe me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullima.  Të dielen, me ardhjen e masave më të ftohta ajrore mbi rajon, do të mbajë mot më i freskët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.  Nga fillimi i javës pritet përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave.

Ditëve të ardhshme temperaturat do të zbresin rreth vlerave mesatare, maksimalet do të zbresin nga 21C deri në 15C, e ato minimale nga 13C deri në 5C.  Të martën maksimalet parashikohet që do të ngriten sërish mbi 20C.
Përgjatë natës dhe nesër era do të fryejë nga juglindja-jugperëndimi 4-13m/s, e nga dita e diel nga ana veriore 2-6m/s.
Shtypja atmosferike me kalimin e ciklonit do të zbres dukshëm nën vlera normale, e më pas do të ngritet rreth këtyre vlerave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img