14,11,2024

Përgjimet: Zbulohet identiteti i zyrtarit të PDK-së që e shau deputetin Hasani (Video)

Must Read

Një prej zyrtarëve të lartë të degës së PDK-së në Prizren, ka ofenduar rëndë deputetin e PDK-së, Nait Hasanin.

Telegrafi ka mësuar se bëhet fjalë për Nijazi Kryeziun, sekretar i Degës së PDK-së në Prizren.

Në fakt, bëhet fjalë për bisedat telefonike të Adem Grabovcit, të cilat me vendim të prokurorisë janë publikuar në kanalin YouTube prej portalit Insajderi.

Biseda zhvillohet për Bujar Hasanin, e që bashkëbiseduesi pretendon se i takon LDK-së.

“Bujar Hasani… Ja q***sha nanen Naitit, se Bujar Hasani është drejtor i LDK-së…”, thotë ai në një moment të bisedës me Grabovcin.

“Le ta q* nanën Naiti, bashkë më të”, vazhdon ofendimi i Kryeziut ndaj Hasanit.

Nijazi Kryeziu, i cili është edhe drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, sipas burimeve brenda partisë, ka qenë kundërshtar i fortë i Hasanit, i cili kërkonte me ngulm që të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Bisedën e Hasanit me Kryeziun, ku ai e shan deputetin Hasani mund ta ndiqni nga minuta 1,55 e videos.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=cvOQ79xZ_BI&w=100&h=360]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img