14,12,2025

Përfundoi repelimi i deleve si dhe dezinfektimi i stallave në luftimin e sëmundjes “Gjuha e kaltër”

Must Read

Blegtoria ka kujdesin e veçantë të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj. Së fundmi, është aksioni për repelimin e deleve si dhe dezinfektimi i stallave të deleve që po kryhet nën mbikqyrjen e vet drejtorit të bujqësisë, Burim Bajrami.

Ai shpjegoi se në kuadër të politikave parandaluese për shëndetin e kafshëve po ndërmarrin edhe këtë aksion që do të ndihmoj jashtëzakonisht shumë në luftimin e vektorëve që transmetojnë sëmundjen e gjuhës së kaltër tek delet.

Drejtori Burim Bajrami tutje shtoi se kjo fazë e fundit e repelimit të deleve dhe dezinfektimit të stallave është një nga projektet e shumta që po realizohen, disa nga to për herë të parë, për të ndihmuar bujqit e fermerë tanë si dhe mbrojtur shëndetin e kafshëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përgatitet për reshjet, fermerët e mirëpresin projektin

Për shkak të vërshimeve të mundshme, Komuna e Ferizajt ka nisur pastrimin e shtretërve të lumenjve, në mënyrë që...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img