13,01,2026

Përfshihet nga zjarri objekti i PTK-së në Ferizaj, nuk ka të lënduar

Must Read

Në qytetin e Ferizajt, sot është përfshirë nga zjarri objekti i Postës së Telekomit të Kosovës.

Shef i Sektorit të Operativës Rajonale në Ferizaj, Mehmedali Hajdini, ka thënë se persona të lënduar nga ky zjarr nuk ka.

“Ka ndodhur një zjarr janë ndezur disa pajisje, nuk kemi njohuri akoma sa është vlera e tyre”.

“Lëndime në njerëz nuk kemi, menjëher kanë intervenuar njësitet e policisë dhe zjarrëfikësit”, ka thënë Hajdini.

Rastin e ka konfirmuar edhe një burim brenda postës i cili ka thënë se ka qenë një zjarr në një dhomë por është shuar shpejt nga zjarrfikësit e Ferizajt.

“Nuk ka të lënduar, zjarri është vetëm në një zyrë të NGN – Telekom. Nuk e dijmë ende zyrtarisht shkakun e zjarrit. Zjarri ka qenë në disa pajisje, është shuar nga zjarrfikësit” ka thënë ky burim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img