04,05,2024

Përfaqësuesja e Kosovës i nis me fitore kualifikimet për Evropian

Must Read

Përfaqësuesja e Kosovës U18 në volejboll i ka nisur me fitore kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Vashat kosovare e mposhtën Gjeorgjinë me rezultat të ngushtë 2 me 3 në sete (25-17, 21-25, 20-25, 25-16, 13-15). Kjo ishte ndeshja e parë ndërkombëtare e Kosovës me këtë grupmoshë.

Seti më interesant ishte ai i pesti, në të cilën volejbollistet kosovare zhvilluan një lojë shumë agresive kurse edhe rrezikonin, e që në fund i solli suksesin historik.

Ndihmës trajneri i Kosovës, Valon Nikqi është shprehur pas takimit se kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme, pasi ishte ndeshja e parë ndërkombëtare që nga pranimi në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB).

Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon nesër në orën 15:00 ndaj nikoqirit Suedisë, kurse të dielën në 15:00 luan ndeshjen e fundit ndaj Islandës.

pss

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img