19,07,2025

Përfaqësuesi i BE-së ‘pro’ Ushtrisë: Vetëm të krijohet bazuar në Kushtetutë

Must Read

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, ka thënë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Republikës ë Kosovës.

“Pozicioni ynë është i qartë. Transformimi duhet të jetë gjithëpërfshirës, afatgjatë dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ai, shkruan ‘telegraf’, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se krijimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës që po ndodh sot, nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Nuk them që është në kundërshtim me Kushtetutën. Them që të presim votimin dhe rezultatin. Pozicioni ynë është i qartë. Procesi duhet të jetë gjithëpërshirës, afatgjatë dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera përfaqësuesi i BE-së në Beograd.

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ndërkohë është votuar me shumicë votash ligji për krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes, dhe po vazhdohet miratimi i amendamenteve të ligjit të dytë që e shndërron FSK-në në Ushtri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img