13,12,2024

Përdhunimi i gruas nga ‘vjehrri’, burri tregon se si e mësoi ngjarjen

Must Read
Gjykata e Tiranes

Deshmia e burrit te gruas se perdhunuar

Persa me kerkohet dua te sqaroj se, me nene L. nuk kemi patur kontakte qe kur ajo eshte ndare nga babai jone. Dime qe ajo ka vite qe bashkejeton me Sh. Zarken tek shtepia e ketij te fundit, por ne nuk kemi shkuar asnjehere atje. As me Sh. nuk kemi patur asnjehere komunikim. Ndersa me motren E. ne kemi patur marrdhenie te mira. Disa dite para ngjarjes, une e kisha kisha cuar gruan dhe djalin 2 vjecar M. tek motra e saj Mar. (emri i motrës së gruas) e cila banon tek Brryli, ndersa une vete isha ne Sarande per pune. Ajo ka qendruar per rreth 3 dite tek shtepia e Mar. dhe gjate kesaj periudhe une kam folur edhe ne telefon me te. Nje dite ajo kishte dale nga shtepia e Mar. dhe tek xhamia ne qender, kishte takuar ne rruge motren time E. dhe mamane time L.

Sipas Xh., (gruaja e përdhunuar nga bashkëjetuesi i vjehrrës), Liljana (vjehrra e të përdhunuarës) i kishte kerkuar qe te shkonte se bashku me te tek shtepia e saj ne Valias duke i thene edhe se burri i saj nuk ishte ne shtepi por kishte ikur ne Greqi. Atje Xh/ sebashku me djalin kane qendruar per 2 dite dhe me pas ka ndodhur ngjarja ne fjale. Une gjate ketyre dy diteve nuk kam mundur te komunikoj me telefon me Xh. pasi e kishte te fikur. Pasi 3 ditesh qe ka ndodhur ngjarja une rastesisht e provova numrin e saj dhe me doli i hapur. Kam folur ne telefon me te dhe ajo me ka treguar ngjarjen qe kishte ndodhur me pare dhe une kam ardhur ne Tirane urgjent.

Dua te sqaroj se gjate ketyre dy diteve qe une nuk kam mundur te komunikoj me Xh. kam folur ne telefon me Mar. dhe ajo me ka thene se Xh. kishte shkuar ne shtepine tone. Une i kam kerkuar qe ajo te shkonte dhe te shikonte tek shtepia, por kishte pune dhe nuk mund te shkonte. Sqaroj se Xh. ne telefon me ka treguar se ajo ishte shume keq, ajo me tha se e kishte marre mamaja, me kishte futur Sh. (bashkëjetuesin) dhe ai e kishte kapur me dhune. Ai me thiken e kishte zhveshur dhe e goditur tek hundet, koka dhe ne trup. Po ashtu me kerkoi qe te vija urgjentisht. Une jam nisur me makine dhe gjate rruges nuk kam komunikuar me asnje person. Kam ardhur ne Tirane dhe kam shkuar ne shtepi, atje ishte gruaja dhe djali, pasi 4 femijet e tjere une i kam ne shtepine e femijes.

Une e kam pyetur qe ajo te me tregonte ngjarjen dhe pasi ma tregoi e kam pyetur nese kishte bere apo jo denoncim, ajo me tha se nuk kishte bere, pasi L. i kishte thene se e kishte bere ajo denoncimin. Une i kam thene qe te shkonim ne Komisariat dhe te benim denoncim, keshtu ne kemi shkuar tek Komisariati nr.5 rreth mesdites. Pas denoncimit, policia ka shoqeruar Sh. ne komisariat. Së bashku me policine kemi kerkuar ate dite edhe per nenen time por nuk e kemi gjetur. Ne ditet ne vazhdim une kam kerkuar te te gjithe fisi im apo te njohur per mamin dhe motren por nuk kemi asnje te dhene se ku ndodhen ato.

Ju kur keni ardhur ne shtepi, a i keni pare shenjat e pretenduara nga Xh..?

Po i kam pare, i ka pare edhe doktori.

A keni pyetur gruan se kur kishte ndodhur ngjarja? A ju ka treguar gruaja me konkretisht per diten kur ka ndodhur ngjarja?

Sipas saj kishte qene dreke, Sh. e kishte kapur prej flokesh Xh. duke e kercenuar me thike ne dore, e kishte cuar tek dhoma tjeter, e kishte goditur pas koke duke e lene pa permendur dhe i kishte grisur rrobat dhe me pas e kishte perdhunuar. Kete skene e kishte pare edhe L. e cila kishte qene prezent gjate gjithe kohes. Pasi e kishte perdhunuar Xh. ishte permendur dhe i kishte thene nenes time qe te kishte turp per ate qe ajo i kishte bere.

Keni folur me motren tuaj se cfare kishte ndodhur?

Sipas Xh. , ajo kishte pare rrahjen qe i kishte bere Shpëtimi, ishte larguar me vrap dhe ne nuk kemi dijeni se ku ajo ndodhet.

Me ke jetonte motra juaj Entela?

Ajo ka jetuar me babain tim, por ka rreth 3 muaj qe e ka marre me vete tek shtepia ku jetonte ajo me Sh.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img