28,04,2024

Për vizë amerikane, kërkohet llogari edhe për profilet e tua në Facebook apo Instagram

Must Read

Nëse do që të aplikosh për një vizë amerikane, tashmë do të japësh llogari edhe për profilet e tua në Facebook apo Instagram.

Kjo pasi në rregulloren e re që ka lëshuar Departamenti Amerikan i Shtetit kërkohet që aplikantët për vizë të japin hollësi për llogaritë në median sociale. Përveç këtij informacioni gjithashtu kërkohet adresa e email-it dhe numri i telefonit.

“Rregulloret e reja për ata që kërkojnë vizë amerikane si vizitorë apo si aplikantë për të imigruar në Amerikë përfshijnë emrin e llogarisë së aplikantit në median sociale, të gjitha adresat e emailit dhe të gjithë numrat e telefonit që ka përdorur aplikanti gjatë pesë vjetëve të fundit”, shkruan “Zëri i Amerikës”.

Sipas njoftimit, afro 15 milion shtetas të huaj do të preken nga kjo kërkesë. Vetëm aplikantët për viza diplomatike dhe zyrtare do të përjashtohen nga këto kërkesa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img