26,12,2024

Për Kosovën, Vuçiq zhvilloi bisedë telefonike me Merkel, ku e takoi Thaçin?

Must Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se në bisedën telefonike, që kishte sot, me kancelaren gjermane Angela Merkel, kishte rastin t’ia shpjegojë pozicionin serb lidhur me çështjen e  Kosovës. Vuçiq, gjithashtu ka treguar se sot është takuar sot në Ankara edhe me Hashim Thaçin.
Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq ka shprehur kënaqësinë që në Beograd, në një bisedë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Pete Marocco, ka parë se administrata amerikane dëshiron ta dëgjojë edhe Serbinë.
“Sot në mëngjes kisha një bisedë telefonike me kancelaren Merkel. E kuptova cilat janë kërkesat dhe pyetjet e kancelares Merkel, dhe mua më duket se kam pasur mundësi për të shpjeguar se cili është pozicioni serb lidhur me çështjen e Kosovës, si dhe për disa çështje të tjera shumë të rëndësishme”, tha Vuçiq.
Ai gjithashtu tha se e falënderoi kancelaren Merkel për numrin gjithnjë e më të madh të investitorëve gjermanë, që po vijnë në Serbi.
Lidhur me bisedimet e sotme në Beograd  me zyrtarin e lartë amerikan Marocco, tha se u është mirënjohës amerikanëve, “që  duket se për herë të parë, nga vendosja e administratës së Trumpit,  dëshirojnë të na dëgjojnë”.
“Nuk them se ata janë aleatët tanë në çështjen e Kosovës, nuk them se është e lehtë, për shkak se ata kanë pikëpamje ndryshe. Por duam të na dëgjojmë”, tha ai.
Vuçiq i cili arriti sot  në Ankara në ceremoninë e përurimit të presidentit  Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk e di nëse në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës do të arrihet zgjidhje, por theksoi se  është i sigurt se ai do të luftojë për një zgjidhje dhe do të përpiqet të bëjë më të mirën, dhe se përsëri e presin bisedime të vështira në Bruksel, përcjell Telegrafi.
Vuçiq njoftoi se në Ankara kishte një takim të shkurtër me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
“Biseduam shumë shkurt, pasi me të flas më së shumti dhe na presim përsëri bisedime të rënda në Bruksel” tha ai.
I pyetur nëse një raund i ri i dialogut do të mbahet më 25 korrik, Vuçiq u përgjigj se mendonte që  do të mbahej më herët.
“Kam menduar se do të ishte më herët, por mos më mbani për fjale”, tha ai.
Vuçiq u pyet se sa raunde bisedimesh duhet të zhvillohen që të arrihet një zgjidhje, tha se nuk e di nëse fare do të arrihet ndonjë zgjidhje.
“Shumë herë kam thënë se nuk jam i sigurt në këtë. Ajo për çfarë unë jam i sigurt është se ne do të luftojmë për një zgjidhje, se do të përpiqemi të bëjmë çdo gjë që është më e mira”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img