16,01,2025

Për Ditën e Pavarësisë ShBA-ja përuron objektin e ri të Ambasadës në Prishtinë

Must Read

Me rastin e 243-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), të enjten në Prishtinë Ambasada e ShBA-së ka përuruar objektin e ri.

Përurimin e këtij objekti e bënë ambasadori amerikan Philip Kosnett, kongresisti amerikan, Eliot Engel, presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti

Kongresisti amerikan Eliot Engel, është shprehur i lumtur me përurimin e ndërtesës së re të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë. “Sot është një ëndërr e cila është bërë realitet. Gjërat e mira mund të ndodhin. Faleminderit ShBA-së që ishte me kosovarët në vitin 1999. ShBA-ja çdo herë do të qëndrojë pranë Kosovës sepse Kosova është pjesë e ShBA-së”, ka thënë Engel.

Ndërkaq ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, është shprehur mirënjohës ndaj Kosovës me rastin e përurimit të ndërtesës së re të ambasadës.

Kosnett në fjalimin e tij ka thënë se ShBA-ja çdo herë do të jetë me Kosovën në secilin rrugëtim të saj.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë me shtëpinë e re, me ndërtesën e re të ambasadës në Kosovë.

“Por, shtëpia e vërtetë e çdo amerikani është në zemrat tona, në zemrën e çdo kosovari. Zoti i bekoftë popujt tanë dhe miqësinë tonë të përjetshme”, ka thënë Thaçi.

Liderët e Kosovës kanë uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës.

Me këtë rast, ata kanë vlerësuar se kjo datë është e madhe jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për të gjithë popujt e botës që besojnë në të drejtat dhe liritë njerëzore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img