22,12,2025

Pensionimi i mësimdhënësve të sëmurë pritet të rregullohet me ligj

Must Read

id=”main-content”>

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është duke e shqyrtuar mundësinë që përmes një udhëzimi administrativ të rregullojë pensionimin e parakohshëm të mësimdhënësve që vuajnë prej sëmundjeve të rënda.

 

Për këtë çështje, MASHT-i ka nisur diskutimet me Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS) dhe shumë shpejt do të marrë një vendim.

Këshilltari në Ministrinë e Arsimit, Valmir Gashi, ka thënë për gazetën se ministri Shyqiri Bytyqi tash e disa muaj po shikon mundësitë ligjore për ta rregulluar këtë çështje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht MASHT-i nuk posedon shifra të sakta për numrin e mësimdhënësve që lëngojnë nga sëmundjet e rënda.

“Ministri Bytyqi tashmë ka filluar komunikimet me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, dhe janë duke i parë mundësitë ligjore dhe implikimet e tjera, në mënyrë që të fillohet të rregullohet kjo çështje me ndonjë Udhëzim Administrativ. Ministri ka kohë që është duke u marrë me këtë, madje për këtë çështje ka folur edhe në seancat e Kuvendit të Kosovës”, është shprehur Gashi.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img