10,09,2025

Pensione edhe për veteranët që punojnë

Must Read

Këshilli për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së po kërkon nga Qeveria që të gjithë veteranëve që janë të punësuar në institucione t’u paguhet 50 për qind e pensionit të veteranit.

Por, në anën tjetër, zyrtarë të Qeverisë thonë se 50 për qind të pensionit e marrin vetëm ata që janë të punësuar në sektorin privat, por jo edhe në atë publik

Përfaqësues nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që janë të punësuar nëpër institucione të shtetit t’u paguhet 50-përqindëshi i pensionit të veteranit.

Por, në anën tjetër, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës po e kundërshtojnë një gjë të tillë.

Xhevdet Qeriqi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, ka thënë për gazetën “Zëri” se kanë kërkuar që 50 për qind e pensionit t’u jepet edhe veteranëve të cilët janë në marrëdhënie pune.

“Ne kemi kërkuar që 50% t’u takojë edhe atyre që punojnë, sepse edhe ata që punojnë kanë dhënë një kontribut”, ka thënë ai.

Qeriqi më tutje tha se nuk pajtohet me Ligjin për Veteranët e Luftës, pasi që Komisioni për Veteranët nuk ka punuar drejt, ku edhe është rritur në masë të madhe numri i tyre që do të marrin pensione nga buxheti i shtetit. “Ne kemi kërkuar një ligj të dijnitetshëm për veteranët e luftës. Sikur të ishte punuar drejt jam i bindur që nuk do të ishte dashur ky buxhet për këto kategori, por do të shpenzohej një buxhet shumë më i vogël. Por, për fat të keq, ka ndodhur kështu. Ne kemi kërkuar të drejta për veteranët e luftës dhe sikur Komisioni të kishte punuar drejt mendoj që as gjysma e këtij buxheti nuk do të ishte shfrytëzuar në këtë drejtim”, ka thënë ai.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img