19,04,2024

Pendohen prindërit që fejuan vajzën minorene: Martini na kërcënonte, se dinim që ishte 41 vjeç

Must Read

dhune_1460095800-460123

Prindërit e 15-vjeçares nga Mirdita, të cilën e fejuan dhe e martuan pa dëshirën e saj me dikë 27 vite më të madh se ajo, kanë shprehur pendesë për këtë vendim të tyre.

Ata janë marrë në pyetje nga Policia dhe kanë deklaruar gjithçka kishte ndodhur që nga koha e njohjes së vajzës së tyre me Martin Haxhiajn, nga fshati Urakë i Matit. Në dëshminë e tyre ata janë shprehur se nuk kishin dëshirë që ta martonin vajzën, por janë detyruar për shkak të kërcënimeve që u kishte bërë 41-vjeçari.

Përkundrejt deklaratave të tyre, Policia ka dyshime të forta se ata kanë qenë dakord që vajza e tyre G.Gj., nxënëse në klasën e nëntë, të martohej me burrin 27 vite më të madh. Duke iu referuar dëshmisë së minorenes dhe provave të mbledhura deri më tani, dyshohet se ajo është martuar pa dëshirën e saj nga prindërit. Por këta të fundit janë penduar më vonë dhe i kanë kërkuar së bijës që të ndahet nga i fejuari.

Shkak për këtë duket se janë bërë kundërshtimet e të afërmve të minorenes, të cilët i kanë kritikuar dy bashkëshortët për martesën e vajzës kaq të vogël, dhe aq më tepër me një burrë gati trefishi i moshës së saj.

Por vendimi i largimit të “nuses” së re nga banesa e 41-vjeçarit 1 javë pas martese, e ka acaruar këtë të fundit. Ai e ka kërcënuar bashkë me prindërit e saj, duke kërkuar kthimin e menjëhershëm të nuses në banesën e tij, në zonën e plazhit në Durrës, ku jetonte me prindërit e tij. Në këto kushte e mitura ka bërë denoncim, duke treguar të gjithë dinamikën se çfarë kishte ndodhur.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Martin Haxhiaj nga Urakë e Matit ishte njohur me të miturën në kohën kur kjo e fundit qëndronte te disa të afërm të saj afër këtij fshati. Pak kohë më vonë ai ka shkuar në familjen e 15- vjeçares për t’i kërkuar dorën. Kërkesa e tij ka gjetur dakordësinë e prindërve, të cilët, siç kanë deklaruar në Polici, nuk kanë qenë në dijeni të moshës së dhëndrit.

E mitura e ka kundërshtuar këtë fejesë, por pëlqimi i saj nuk është marrë parasysh. Gjashtë muaj pas fejesës, 41- vjeçari ka kërkuar që të martohej dhe rreth tri javë më parë, ai e kishte marrë vajzën e mitur pa bërë dasmë. E mitura u largua e tronditur nga banesa bashkëshortore 1 javë më pas dhe e denoncoi atë në Polici për përdhunim.

Prej 11 ditësh Haxhiaj ishte në kërkim dhe u arrestua nga Policia e Durrësit. Dëshmia e vajzës ka qenë tronditëse.

Ajo i deklaroi Policisë se prindërit e kishin martuar pa dëshirë dhe në të gjitha netët në banesën bashkëshortore ajo ishte përdhunuar nga i shoqi. Sipas të dhënave, familja e minorenes jeton në një fshat të Kurbneshit, në kushte mjaft të vështira ekonomike. (panorama)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img