16,09,2025

Pellegrini zbulon: Ishim afër nënshkrimit me ISCO-n

Must Read

james-isco

Menaxheri i Manchester City Manuel Pellegrini ka zbuluar se ‘qytetarët’ ishin afër nënshkrimit me mesfushorin e Real Madridit, ISCO-n.

24-vjeçari për një kohë të gjatë është duke luftuar për të siguruar një vend në formacionin e Zinedine Zidane-s, në një konkurrencën me Luka Modriçin, James Rodriguez dhe Gareth Bale, transmeton KosovaPress.

“Për çdo futbollistë është një ëndërr për të luajtur në Madrid. ISCO kishte rregulluar gjithçka për të kaluar te ‘qytetarët’, por ai me pas përfundimisht vendosi për Madridin”, ka thënë Pellegrini.

“Unë nuk dua t’i analizojë arsyet. Unë e kuptoj se ai donte të luajë në Madrid. Ai mori një përvojë që e bëri atë të rritet. Ai është në një ekip të madh, gjithmonë stërvitet me lojtarë të mëdhenj”, ka theksuar tekniku kilian. /kp

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img