26,04,2024

Pejë: Persona të panjohur mbjellin grurë në hapësirë publike

Must Read

gr

Policia e Kosovës ka raportuar se dje në orët e pasdites në fshatin Ozrdrim të Vitomiricës në regjionin e Pejës, persona të panjohur kanë dëmtuar ish stacionin e Policisë me mjete të paligjshme, siç është eskavatori, kamioni e mjete të tjera, duke dëmtuar hapësirën publike dhe duke mbjell grurë.

“Është raportuar se persona të pa njohur në hapësirën publike ku ka qenë i vendosur ish stacioni policor kanë kryer punime të paligjshme me ekskavator, kamion e mjete të tjera, me ç’rast kanë dëmtuar ish objektin e stacionit dhe kanë hapur gropa të mëdha”, thuhet në raportin policor.

Sipas Policisë, një hapësirë prej 20 ari e kësaj prone është punuar dhe mbjell me grurë.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse komunale, si dhe prokurori. /kp

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img