19,05,2024

PDK nis formimin e nëndegëve në Gjermani dhe në Zvicër

Must Read

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka nisur përgatitjet për shtrirjen e aktiviteteve dhe themelimin e strukturave edhe në Gjermani.

Ai ka njoftuar se ka zhvilluar takim konsultativ me veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare, intelektualë të dalluar, biznesmenë të suksesshëm, të rinj e të reja, për të bashkëbiseduar për fuqizimin dhe organizimin e PDK-së në Lörrach të Gjermanisë.

“Diaspora jonë është tejet e veçantë. Ajo ka pasur një rëndësi të jashtëzakonshme dhe domethënëse në të gjitha proceset historike të Kosovës. Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës, në vazhdimësi është angazhuar dhe po angazhohet që diasporës t’i krijojë pjesëmarrje sa më aktive në jetën publike në Kosovë, që së bashku të kontribuojmë për ndërtimin e një të ardhme sa më të mirë për vendin tonë.

Fuqizimi i PDK-së po ndodhë në të gjithë Evropën, duke qenë sa më afër diasporës, në rrugëtimin e përbashkët drejt krijimit të kushteve për kthimin e përvojës, dijes dhe kapitalit në vendlindjen e tyre”, ka shkruar Reçica në faqen e tij në Facebook. 

Gjithashtu Reçica ka njoftuar se sot edhe në Lozanë të Zvicrës, u themelua nëndega e PDK-së për Kantonin e Vaudit.

“Në kuadër të rikthimit të aktiviteteve politike të Partisë Demokratike të Kosovës në diasporë, sot në Lozanë të Zvicrës, u themelua nëndega e PDK-së për Kantonin e Vaudit.Me këtë rast kryetar i kësaj nëndege u zgjodh mësuesi e veprimtari i palodhur i çështjes kombëtare, Hasan Dema. Të pranishëm në këtë takim kishte aktivistë të devotshëm të PDK-së dhe çështjes kombëtare, intelektualë, biznesmenë të suksesshëm dhe të rinj, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre që të jenë pjesë aktive e aktualitetit politik, ekonomik dhe kulturor, duke investuar mundin, dijen dhe kapitalin, në të mirë të zhvillimit të përgjithshëm të shtetit të Kosovës.Uroj dhe përgëzoj themelimin e nëndegës si dhe zgjedhjen e Hasan Demës në krye të saj. Ne do të vazhdojmë të organizohemi së bashku me diasporën tonë që ta fuqizojmë PDK-në në të gjithë Evropën.” ka shkruar Reçica

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img