Këto janë arsyetimet e degës së PDK’së në Rahovec rreth rezultateve preliminareRezultatet preliminare zgjedhore të balotazhit për kryetar të Komunës së RahovecitMe 23 Nëntor 2017 me fillim në ora 16:00, Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec, ka mbajtur mbledhjen e vet të rregullt në të cilën ka shqyrtuar pikën, “Rezultatet preliminare zgjedhore të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit”. Pas përfundimit të diskutimit dhe analizave Kryesia e Degës, me vota unanime ka marrë vendim; nuk pajtohet me rezultatet preliminare zgjedhore, të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit të publikuara nga KQZ-ja.Arsyet e mos pranimit të rezultateve janë:-Përmirësimet e FPR-ve nga personat të paautorizuar në disa qendra të votimit,-Kondrabandimi i votave të votuesve,-Deformimi i vullnetit të votuesit,-Manipulimi i votave të pavlefshme,-Kërcënimi dhe frikësimin e komisionarëve dhe vëzhguesve.Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec, është e vendosur në vendimin e marrë dhe do të shfrytëzoj të gjitha mjetet demokratike, kushtetuese dhe juridike për zbardhjen e së vërtetës, njëherë për të çuar në vend vullnetin e sovranit-votuesit.Rahovec, 24 11 2017 Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec