04,05,2024

PDK e Ferizajt nisi përgatitjet për zgjedhjet lokale, zgjedhet kreu i shtabit zgjedhor, së shpejti edhe lista e asambleistëve

Must Read

Pasditen e sotme, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, njëherit edhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu mblodhi përfaqësuesit e strukturave drejtuese të forcës sonë politike në Ferizaj, me qëllim diskutimin dhe përgatitjet fillestare për zgjedhjet lokale që mbahen më 17 Tetor të këtij viti.

Nga të pranishmit unanimisht u zgjodh ish deputeti Gazmend Bytyçi në pozitën e udhëheqësit të Shtabit Zgjedhor Lokal, gjersa ditëve në vijim do të konsolidohet në tërësi gjithë trupa menaxhuese zgjedhore e forcës politike. Gjithashtu, në këtë mbledhje u hodh në diskutim edhe pika që ka të bëj me listën kandiduese për anëtarë të Kuvendit të Komunës që pas miratimit në Kryesinë e degës do të jetë padyshim lista më përfaqësuese, me figura të dëshmuara në krye me kandidatin për Kryetar të Komunës, Agim Aliu, që padyshim do t’i sjellin fitoren forcës sonë politike në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img