Dita e shtunë ishte dit e aksioneve vullnetare e pastrimit dhe rregullimit të pjesëve anësorë në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.
Rruga “Brahim Ademi” dhe pjesa e parkut afër Palestrës së Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj sot janë pastruar dhe ka filluar rregullimi vullnetar nën organizimin e Labinot Tahirit dhe kompanisë “Kopshti I Artë” në Ferizaj.
Labinot Tahiri me disa vullnetar qysh në orët e paradites kishte marrë një aksion për pastrimin e mbeturinave në rrugën “Brahim Ademi” .
Por në anën tjetër kompania “Kopshti i Artë” ka filluar kositjen e barit në po të njëjtën rrugë nga ana e Palestrës së Sporteve në tërë gjatësinë e kësaj pjese të rrugës.
“Është një aksion që ti jepte një pamje më e mirë kësaj pjesë por edhe të krijohet një ambient më I mirë pasi bari në këto pjesë përveç pamjes jot ë mirë që po i jep kësaj pjese paraqet edhe një pasiguri për kalimtarët e rastit” tha Faton Haxhisalihu, pronar i kompanisë “Kopshti i Artë” i cili vet i ishte përvjelë punës .
Haxhisalihu tha se për mirëmbajtje të kësaj pjese nuk ka të kontraktuar ndonjë operator ekonomik prandaj kishte vendosur që këtë ta bëjë vullnetarisht vetëm që kjo pjesë të merrte një pamje më të mirë.Ai bëri të ditur që këtë aksion nuk do ta ndërpres deri sa të bëjë pastrimin e pjesës që nga Shkolla e Agrobiznesit e deri tek rrethrrotullimi prapa Palestrës së Sporteve.